Peje nje i vrare dhe dy te plagosur
Nga Express me 20 nentor 2010 ne ora 1342
Ne rrethana ende te pasqaruara mire nje person eshte vrare dhe dy te tjere jane plagosur ne nje kafiteri qe ndodhet ndermjet fshatrave Leshan dhe Jabllanice te Pejes.
Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores tre te nates se kaluar ne nje kafiteri. Sipas burimeve te Kosovapress-it personi i vrare eshte Ali Haskaj ndersa personat e plagosur jane Riza Vishaj dhe vellai i tij.
Mesohet se personat ne fjale kane pasur mos marreveshje dhe gjate incidentit jane perdorur arme zjarri dhe arme te ftohta - sepate.
Policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet per te zbardhur rastin.