Kolaudimi i automjeteve, 18 të arrestuar: Ja skema dhe emrat
DURRES- Një supearksion i policisë së Durrësit në bashkëpunim më atë të Tiranës ka vënë në pranga 18 zyrtarë të kontrollit teknik të automjeteve si dhe punonjës të agjencive private të sigurimeve. Nga 18 të arrestuarit 5 janë femra të cilat janë ndaluar orët e mbrëmjes së kësaj të hëne.
Burime nga policia e Durrësit pohuan për TV A1-Report se në Durrës nga sektori i kolaudimit janë arrestuar 3 punonjës, kurse nga agjencitë e sigurimeve 7 punonjës.
Mësohet gjithashtu se janë arrestuar dhe tre punonjës të sektorit të kontrollit fizik të automjeteve në Tiranë.
Të 5 femrat që janë ndaluar gjatë orëve të pasdites dyshohet se kishin lidhje me zyrtarët duke shërbyer si ndërmjetëse mes zyrtarëve dhe klientëve.
Aksioni është zhvilluar rreth orës 14.00 dhe në vijim dhe policia jep pak detaje mbi motivet dhe identitetet e të arrestuarve.
Mësohet se zyrtarët e kolaudimit akuzohen për mitmarrje, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash.
Ata merrnin para në këmbim të kolaudimit të automjeteve dhe sigurimit të targave.
SKEMA E KORRUPSIONIT
Shqiptarja.com ka arritur të mësojë skemën se si funksiononte grupi i personave të arrestuar dhe disa prej emrave të tyre. Kështu, shtetasi Mendu Shazivari, i punësuar si shofer i drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor në Durrës dhe shtetasi Idriz Hoxha, i punësuar si Agjent të Kompanisë së sigurimeve “Atlantik”, duke shfrytëzuar njohjet me punonjës të kësaj Drejtorie, kryenin veprime korruptive me qëllim përshpejtimin e procedurave normale të punës gjatë kontrollit fizik të automjeteve, si dhe gjatë dorëzimit të dokumentacionit për pajisjen me targa të reja të automjeteve. Në këmbim të çdo shërbimi të kryer në mënyrë të kundraligjshme, ata kërkonin përfitim të paligjshëm në shumën nga 5000-10000 Lekë, për çdo rast.
Shqiptarja.com ka mësuar se këta shtetas kryenin veprime te drejtpërdrejta për ndikim të paligjshëm në ambientet e kolaudimit, duke ndërhyrë tek punonjësit përkatës për të kaluar testin e automjeteve të cilët nuk i përmbushin kriteret e kontrollit teknik.
ARRESTIMET
Hetimet, të cilat kanë zgjatur disa muaj, kanë vazhduar me përgjimin e shtetasve Menduh Shazivari, Idriz Hoxha dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Nga provat e mbledhura është bërë i mundur arrestimi i shtetasve Arben Ndreka, Idriz Hoxha, Indrit Dervishi, Enri Dervishi dhe Ilir Nelaj për veprat penale të parashikuara nga nenet 186/2, 190/2 dhe 245/1 – II-25 të Kodit Penal, si persona që ushtronin ndikim të paligjshëm tek shtetasit Menduh Shazivari, Albert Saraçi, Artur Xhepmeta, Eugen Gjyzeli dhe Lipion Goci të dyshuar si autor të veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojne funksione publike” parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal, të cilët për shkak të detyrës së tyre si punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Durrës dhe të kompanisë SGS (konçesionare e shërbimit të kontrollit teknik të automjeteve), kërkonin dhe merrnin rryshfet në shuma të ndryshme nga shtetasit e mësipërm.
RRJETI I PROSTITUCIONIT
Nga përgjimet e realizuar në funksion të kësaj çështje është zbuluar edhe një rrjet i shfrytëzimit të prostitucionit nga ku u konstatua se tre shtetase merreshin me ushtrim prostitucioni të shfrytëzuara nga dy persona (tutorë) me banim në Tiranë të cilët janë arrestuar në flagrancë për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”. Për këtë episod të shfrytëzimit të prostitucionit janë arrestuar 5 persona.
(im/ns/ak/shqiptarja.com)