E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falsifikonin dokumentat e koaludimit, pranga 13 kontrollorëve

Durrës- Policia e Durrësit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës kanë finalizuar sot me sukses aksionin kundër punonjësve të kontrollit teknik të automjeteve, duke arestuar 13 persona.

Pas një periudhe hetimi disa mujore, është vënë re se disa punonjës të kontrollit tekink dhe dhe agjencive private të sigurimeve falsifikonin dokumentet në këmbim të shumave të caktuara parash.

Forca të shumta të RENEA- s kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në amientet e qëndrës ku bëhet koalidimi i makinave dhe janë shoqëruar në komisariat 13 zyrtare, 3 punonjës nga sektori i kolaudimit, 7 nga agjencitë e sigurimit dhe 3 zyrtarë të sektorit të kontrollit fizik të automjeteve në Tiranë.

Akuzat që rëndojnë mbi ta janë falsifikimi i dokumentave, shpërdorim detyre dhe mitmarrje, ndërkohë ende nuk ka detaje mbi indetitetin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›