E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolegji Pan-Shqiptar i Kirurgëve – Mbahet në Tiranë ceremonia e themelimit, synohet ofrimi i shërbimit pa kufij

Mjekë kirurgë shqiptarë nga e gjithë bota janë mbledhur në Tiranë me synimin e krijimit të Kolegjit Pan-Shqiptar, një organizëm që synon krijimin e urave të bashkëpunimit për të ndarë dije dhe përvoja si dhe për të ngritur standardet në këtë fushë tejet të rëndësishme të kirurgjisë:

“Kolegji Pan-Shqiptar i Kirurgëve do të jetë zëri ynë i përbashkët për edukimin e vazhdueshëm, për kërkimin shkencor serioz dhe për një qasje më të mirë kirurgjikale ndaj pacientëve tanë”, u shpreh Prof.Dr. Arben Beqiri, Kryesues Mikpritës i Këshillit Organizativ.

“Ne jemi mbledhur këtu jo vetëm si kirurg individual shqiptar nga vende të ndryshme të botës por si një formë e bashkuar dhe e përkushtuar për të avancuar kirurgjinë, sigurinë e pacientëve dhe shkencën kirurgjike”, tha Prof. Dr. Rifat Latifi, Kryesues i Këshillit Organizativ.

Në këtë takim themelues që do zgjasë dy ditë, 6 e 7 shkurt po marrin pjesë dhe zëvendkryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ministrat e Shëndetësisë të Kosovës dhe Maqedonisë, Rektori i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë si dhe personalitete të fushës së kirurgjisë.

Gazetare: N. Spahiu       

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›