Kolegji Penal Vlefshmerine e videos Meta-Prifti e percakton gjyqi i themelit
Sonila Mesareja
Kolegji Penal pranon bashkimin e gjykimit te kerkeses per pavlefshmeri te videos se shumeperfolur Meta-Prifti me ceshtjen e themelit qe pritet te gjykohet se shpejti ne Gjykaten e Larte. Ky ka qene vendimi i marre mesditen e djeshme nga Kolegji me relator gjykatesin Medi Bici dhe anetare Ardian Dvoranin Gani Dizdarin Ardian Nunin dhe Aleksander Muskajn i cili pranoi kerkesen e organit qendror te akuzes qe kerkoi bashkimin e dy gjykimeve ne nje. Pas ketij vendimi tashme do jete i njejti trup gjykues qe pritet te gjykoje ceshtjen ne themel si dhe te gjykoje pavlefshmerine ose jo te videos. Pavlefshmerine e kesaj video e kane kerkuar avokatet e kreut te LSI-se Ilir Meta. Avokatet Petrit Serjani dhe Gezim Veleshnja kerkuan permes nje kerkese te depozituar disa kohe me pare shpalljen si te pavlefshme dhe te paperdorshme si prove ate te videos se publikuar ne media nga Arben Prifti ku protagoniste dukeshin ky i fundit dhe z. Ilir Meta. Sipas avokateve videoja nuk duhet te perdoret si prove pasi eshte marre ne kundershtim me ligjin duke qene se eshte regjistruar nga nje person i paautorizuar nga ligji dhe ne kundershtim me kerkesat e ligjit. Sipas mbrojtesve ligjore te z. Meta personi qe ka bere regjistrimin ne kete rast Dritan Prifti duhet te mbaje pergjegjesi ligjore. Dje ishte seanca e pare dhe e fundit per kete kerkese te dy avokateve te z. Meta ku pasi paraqiten para Kolegjit Penal kerkesen e tyre ka reaguar Prokuroria e Pergjithshme. Ne argumentin e tij para gjykates prokurori kerkoi nga Kolegji qe kjo kerkese per pavlefshmeri te mos gjykohej nga kjo trupe gjyqesore por te vendoste nese duhej te perdorej apo jo si prove trupi gjykues i caktuar per gjykimin e ceshtjes se themelit. Kjo sipas akuzes pasi tashme ceshtja ka mberritur per gjykim dhe le te jete ajo trupe gjyqesore qe do gjykoje ceshtjen ne themel qe te vendose edhe nese duhet apo jo ta pranoje si prove te vlefshme. Pas nje konsultimi te gjate Kolegji Penal shpalli vendimin ku deklaroi se pranonte kerkesen e organit te akuzes duke ia bashkuar kete kerkese dosjes se themelit. Tashme do jete Kolegji Penal qe do shqyrtoje dosjen e ardhur disa dite me pare ne Gjykaten e Larte qe do te vendose mbi vlefshmerine apo pavlefshmerine e videos se shumeperfolur nje nga provat e rendesishme te deritanishme te akuzes. Gjykata e Larte dha vleresimin e saj ne lidhje me pergjimin pas nje padie qe avokatet e Ilir Metes bene ne Gjykaten e Larte duke kerkuar qe pergjimi te shpallet i pavlefshem e po ashtu per rrjedhoje te anulohej heqja e imunitetit dhe akti i ngritjes se akuzes ndaj tij per Korrupsion pasiv. Hetimet nisen fill pas publikimit te kesaj videoje ku numri dy i qeverise ne ate kohe Ilir Meta shfaqej duke biseduar me ministrin e Ekonomise Dritan Prifti per favore ne dhenien e licencave koncesionare. Videoja ishte regjistruar nga Prifti ne kohen kur ky i fundit mbante postin e ministrit te Ekonomise. Prokuroria pas shume hetimesh e ka vene nen akuze Ilir Meten dhe ka dorezuar dosjen per gjykim ne Gjykaten e Larte. Ndersa po vazhdon hetimet per deputetin Dritan Prifti pasi edhe ai dyshohet per afera korruptive bazuar kjo ne nje video te dyte ku ai shfaqet se bashku me ish-zv.ministrin e Ekonomise Leonard Beqiri dhe nje shume prej 70 mije eurosh.
Reagimi
Pas vendimit te Gjykates se Larte per te bashkuar ne nje proces gjyqesor kerkesen e avokateve Serjani dhe Veleshnja per pavlefshmerine e videos meta-prifti me qellim paperdorshmerine e saj si prove nga akuza ka reaguar zyrtarisht LSI. Ne Gjykaten e Larte sot nuk u shqyrtua kerkesa e perfaqesuesve avokate te z. Ilir Meta per shpalljen si te paperdorshme te akteve te Prokurorise por vetem nje kerkese e ndermjetme e prokurorit te ceshtjes i cili kerkoi qe kerkesa te gjykohet per ceshtjen ne teresi me ceshtjen e themelit. Gjykata vendosi ti bashkoje dy ceshtjet per ti gjykuar ne nje date te pacaktuar sqaron ne reagimin e saj zyra e shtypit te LSI-se lidhur me vendimin e dhene dje nga Kolegji Penal per kerkesen e parashtruar nga dy avokatet e z. Meta.