Kolegji Zgjedhor Ok ndarjes ne 89 zona zgjedhore

Kolegji Zgjedhor pranoi propozimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen në 89 zona QZ-se per ndarjen ne 89 zona zgjedhore.
Seanca u zhvillua pasi Partia Demokratike depozitoi vitin e kaluar kërkesën për ndarjen e vendit në 100 Zona Administrative Zgjedhore.
Çështja përfundoi në gjykatë pas dështimit të konsensusit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me komisionerët e majtë që kundërshtuan propozimin e PD.
Administrata e KQZ-së në fillim propozoi 76 Zona të Administrimit Zgjedhor, propozim që u mbështet edhe nga Partia Socialiste.
Por, në një propozim të dytë, administrata i shtoi ato duke ripropozuar 89 të tilla, ndërsa PD e rriti më tej numrin duke kërkuar 100 të tilla.
Opozita kundërshtoi me argumentin se një ndarje e tillë nuk respekton kërkesën ligjore që ZAZ-të duhet të kenë pothuaj numër të barabartë zgjedhësish dhe se rritja e popullsisë së vendit nuk justifikon ndarjen e vendit në kaq shumë ZAZ.
Në këto kushte, demokratët u ankuan në gjykatë duke vendosur në thelb të kërkesës që ndarjen e vendit në ZAZ ta bënte Kolegji Zgjedhor.
Por Kodi Zgjedhor e parashikon këtë çështje si kompetencë ekskluzive të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe vendimmarrjes së cilësuar në të.
Në nenin 24 të tij, në pikën F, thuhet shprehimisht se: “konsiderohen të miratuara, kur votojnë “pro” jo më pak se 5 anëtarë të KQZ-së, vendimet lidhur me: caktimin e zonave të administrimit zgjedhor, sipas nenit 27 të Kodit”.
Në seancat e zhvilluara fundvitin e kaluar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u verifikuan debate të ashpra që sollën një kaos të vërtetë.