Kolegji Zgjedhor pranon shqyrtimin e provave te LSI-se per Kukesin

Kolegji Zgjedhor vendosi të kryhet akt ekspertimi i pamjeve filmike për numërimin e votave në 15 kuti të qarkut Kukës. Kolegji Zgjedhor do të mbildhet në orën 18:00 për miratimin e dy ekspertëve të fushës së teknologjisë. Kolegji Zgjedhor vendosi që dy ekspertët, Ardian Polloi LSI dhe Zamir Hoxha i PD, të dorëzojnë aktekspertimin e videove të 15 qendrave të votimit.
Aktekspertiza duhet depozituar pranë Kolegjit më datë 25 korrik ora 09:00
Pas ekspertizës së pamjeve filmike Kolegji do të vendosë për kërkesë padinë e LSI-së.