Kolegji Zgjedhor zbardh vendimin. Djalli fshihet ne faqen 17

TIRAN- Zbardhet pas pese ditesh vendimi i Kolegjit Zgjedhor per padine e bere nga socialistet diten e premte. Ky vendim eshte zbardhur pas nje debati te gjate per tejkalimin apo jo te afateve nga ana e nga Kolegjit. Vendimi prej 19 faqesh shpjegon ne menyre te detajuar perse u rrezua kerkesa e socialisteve por fund te tij shfaqet nje klecke.
Nga konsulta e Shekullit me disa juriste te ndryshem eshte i habitshem paragrafi i fundit i faqes 17 ne te cilin thuhet ..Nje tjeter aspekt i vlefshmerise te aktit administrativ te K.Q.Z eshte dhe perputhja e tij me permbajtjen e ligjit. Si akt nenligjor nje akt administrativ duhet te jete ne perputhje me ligjin qe ai i referohet. Sipas teorise te se drejtes nje akt ka mosperputhje me Ligjin kur 1- parashikon ose urdheron kryerjen e veprimeve te caktuara qe Ligji nuk i lejon ose i ndalon dhe 2- kur ndalon ose refuzon te drejta te percaktuara ne Ligj.
Ne rastin konkret nuk jemi para asnje prej ketyre rasteve qe do te conin ne pavlefshmerine e aktit administrativ. Kodi Zgjedhor ne asnje dispozite te tij nuk parashikon moslejimin apo ndalimin e vleresimit dhe numerimit te nje sasie te caktuar votash qofshin keto te hedhura ne kutine e gabuar vota qe shprehin qarte vullnetin e zgjedhesve qe kane votuar dhe po keshtu nuk ndalon te drejten e cdo zgjedhesi qe vota e tij te shqyrtohet dhe te vleresohet nese eshte e vlefshme apo jo.
Nje akt i tille vjen ne perputhje edhe me qellimin e vete Ligjit Kodit Zgjedhor qe eshte administrimi i procesit zgjedhor dhe shpallja e rezultatit te zgjedhjeve si qellim final pas gjithe procedurave administrative te ndjekura. Ky paragraf duket sikur ezauron njeren nga kerkesat kryesore te socialisteve per diten e hene.
I habitshem eshte fakti qe kjo pergjigje nuk i eshte kerkuar Kolegjit Zgjedhor nga PS. Kerkesa e PS ne Kolegj ka qene Konstatimin si absolutisht te pavlefshem te Vendimit te KQZ-se nr. 709 date 23.05.2011 Per vleresimin e fleteve te votimit... te vendimit te KQZ-se te dates 18.05.2011 te miratuar ne parim si dhe anulimin e te gjitha vendimeve dhe veprimeve administrative te kryera nga KQZ-ja per rivleresimin rinumerimin dhe ndryshimin e tabelave te rezultateve...
Vete juriste te PS-se te kontaktuar dje nga Shekulli thone qe eshte e vertete qe Kolegji eshte pergjigjur per gjera te cilat nuk i jane kerkuar. Por nga ana tjeter edhe pse kjo nuk i eshte kerkuar Kolegjit ai eshte shprehur. Ne kete situate ky paragraf mund te perdoret nga Partia Demokratike diten e hene duke thene qe ka nje vendim gjykate per kete ceshtje dhe per pasoje padia e socialisteve duhet te pushohet.
Akoma me te dyshimta behen rrethanat e formulimit te ketij paragrafi ne nje kohe kur kemi parasysh se Kolegji Zgjedhor u vonua ne zbardhjen e arsyetimit. Fillimisht Kolegji Zgjedhor u justifikua se kishte tre dite kohe per ta zbardhur vendimin por duke qene se mes tyre qellonte e shtuna e diela afati shtyhej pese dite. Me pas relatori i ceshtjes Tom Ndreca tha se vonesa kishte ardhur per faktin qe disa prej gjyqtareve jetojne jashte Tiranes dhe ne fundjave kishin shkuar ne shtepi. Keto justifikime zgjaten deri sa PS beri publike padine e radhes.
Kjo hedh hije te forta dyshimi per kohen kur eshte shkruar ky paragraf. A eshte ky tejkalim ne arsyetimin e Kolegjit Zgjedhor i rastesishem apo i qellimshem kjo mbetet per ty pare ne seancen e se henes ku PS ka ngritur kete pyetje.
Faqja 17 e rrezuar ne faqen 8
Ne arsyetimin ligjor te perdorur per te rrezuar padine e PS-se Kolegji eshte bazuar me se shumti ne faktin nese eshte apo jo akt normativ vendimi nr.709 per rivleresimin e fleteve te votimit. Gjyqtaret e Kolegjit kane shpjeguar se bazuar ne ligj vendimi i KQZ-se nuk eshte akt normativ dhe per pasoje nuk duhet miratuar me pese vota.
Ne vendim sqarohet se aktet normative kane vlere ne te gjithe vendin dhe kane nje natyre abstrakte. Ne kete pike demokratet kane perdorur nje artifice e cila eshte shfrytezuar edhe nga Kolegji Zgjedhor ne arsyetimin e vendimit. Hapja e kutive eshte kryer ne menyre selektive vetem ne nente njesi bashkiake te Tiranes.
Ne dy njesi te tjera kishte perfunduar edhe numerimi i kutive per minibashkite dhe per pasoje nuk kishte me mundesi rinumerimi. Ne vendimin e tij Kolegji sanksionon se vendimmarrja e KQZ-se do te quhej akt normativ nese do te kishte vlere ne te gjithe Shqiperine. Ne rastin konkret ai nuk ka vlere as per te gjithe Tiranen.
Baza ligjore per percaktimin e aktit normativ eshte marre Kodi i Procedures Administrative dhe Doktrina e te Drejtes Administrative. Konkretisht nepermjet ketij vendimi eshte rregulluar nje marredhenie juridike specifike e cila ka lindur pas kerkeses se disa KZAZ-ve te njesise zgjedhore Bashkia Tirane lidhur me fatin e nje kategorie votash te hedhura aksidentalisht ne kutine e gabuar brenda te njejtes qender votimi.
Statusi juridik i kesaj marredhenieje nuk shtrihet ne te gjitha KZAZ-te e njesise zgjedhore Bashkia Tirane aq me pak ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise pasi aktivizimi i KQZ-se rezulton vetem per nente ZAZ te kesaj njesie zgjedhore. Gjithashtu disponimi i KQZ-se nepermjet ketij vendimi eshte konkret pra nuk ka natyre abstrakte- thuhet ne arsyetimin e vendimit te Kolegjit.
Sipas tij KQZ veproi sipas ligjit sepse nuk morri vete iniciativen por e kreu kete gje pas kerkeses se disa anetareve te KZAZ-ve dhe nga Partia Demokratike. Edhe ne pjesen e ligjshmerise se vendimmarrjes se KQZ-se Kolegji eshte shprehur se kete te drejte ia jep Kodi Zgjedhor.
Strategjia
Dy padite e para jane perdorur nga socialistet me shume si nje forme presioni ndaj KQZ-se per te ndaluar procesin e ndryshimit te rezultatit ne tavoline strategji e cila nuk funksionoi. Vendimi perfundimtar varet vetem nga padia e trete ku Kolegji Zgjedhor do te shprehet per dy elementet thelbesore te te gjithe ceshtjes A jane te vlefshme votat e hedhura ne kutine e gabuar dhe mosperputhja e numrit te votave me numrin e njerezve qe kane votuar me 8 maj.
Seanca eshte diten e hene ne oren 10 shorti ka perzgjedhur si relator gjyqtaren Dhurata Haveri dhe kater koleget e saj jane Shashenka Jonuzi Marie Qirjazi Meriban Mullaj dhe Astrit Kalaja.
udia
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor eshte shperndare pasditen e djeshme per te gjitha mediat nga Partia Demokratike. Vete Kolegji Zgjedhor ka preferuar qe tia jape vendimin vetem paleve te perfshira ne proces PS PD dhe KQZ si dhe OSBE-se. Me pas vendimi eshte shperndare ne forme elektronike edhe nga zedhenesi i KQZ
120 ore
Kolegji Zgjedhor zbardhi vendimin e plote ne te cilin argumentohet vendimi per kerkesen e PS-se pas pese ditesh. Ai eshte bere publik vetem dje ne oren 1730 kur kishte perfunduar orari zyrtar i punes ne Gjykate dhe nje pjese e stafit ishte larguar. I fundit qe firmosi vendimin ishte gjyqtari Petraq Dhimitri
19 faqe
Vendimi i publikuar pasditen e djeshme nga Kolegji Zgjedhor eshte hartuar ne 19 faqe. Ai eshte firmosur dhe pranuar nga te peste gjyqtaret. Kjo do te thote qe ai eshte miratuar pa asnje vote kundra. Nese do te kishte mendim te kundert nga shumica ne vendim do te gjendej edhe arsyetimi pse gjyqtari nuk e pranon
Galeri Foto
Faksimile e vendimit te Kolegjit Zgjedhor.