E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropa shuplake Shqiperise Ne dy vite asnje perparim

BRUKSEL - Raporti i ardhshem i Bashkimit Europian per Shqiperine jo vetem qe nuk do te shenoje rritje pozitive por do te jape nje panorame te zymte mbi ecurine e vendit tone gjate dy viteve te fundit. Sinjali jo i mire eshte dhene dje nga shefja e njesise per Shqiperine ne Drejtorine e Zgjerimit Marta Garsia Fidalgo e cila ka nenvizuar se vendi nuk ka plotesuar asnje prej kritereve dhe prioriteteve te vendosur nga Bashkimi Europian. Gjate diskutimeve te delegacionit per Europen Juglindore te Parlamentit Europian nje sere shqetesimesh jane shprehur edhe mbi procesin postzgjedhor ku verehet problemi i numerimit te votave ne kutite e gabuara. Per raportin e BE-se qe do te publikohet ne fund te muajit tetor situata pas procesit te numerimit te votave do te jete kyce. Duhet te jemi te qarte per menyren se si vendimi eshte marre ne kete moment te fazes se pasnumerimit. shte gjithashtu e rendesishme qe tanime procesi i ankesave te behet me qetesi ne respekt te rregullave institucionale. eshtja e saktesise ligjore per kete hap te ndermarre nevojitet qartazi qe te zgjidhet ne menyre transparente te ndershme dhe ne menyre ligjore duke respektuar rendin ligjor shqiptar - sqaroi Fidalgo. Me pas ajo ka rreshtuar 12 kushtet e Komisionit Europian dhe ne secilen prej tyre asnje nuk eshte permbushur nga vendi yne. Sipas saj situata ashtu sic qendron sot eshte me pak e ndritur se 2 vite me pare. Zyrtaret e Parlamentit Europian do te takohen me 14-15 qershor me deputetet shqiptare ne Bruksel per te diskutuar mbi integrimin e Shqiperise.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›