Kolegji pritet të vendosë sot për 2 ankimimet e PS-së

Sot kolegji zgjedhor pritet të japë vendimin për dy ankimimet e Partisë Socialiste që lidhen me logon e partive opozitare në fletën e votimit si edhe me renditjen e subjekteve për këshillat bashkiak.
Seanca pritet të mbahet në orën 10:00, ndërkohë disa ditë më parë Kolegji Zgjedhor shqyrtoi kërkesën e PS për modelin e fletës së votimit.
Nga vendimi i sotëm varet shumë mbajtja e zgjedhjeve në 8 maj, pasi një shtyrje tjetër do të vinte në rrezik mbajtjen e tyre në 8 Maj.
Dy ditë më parë kreu i KQZ Arben Ristani tha se PS po përpiqet ta çojë në dështim mbajtjen e zgjedhjeve në 8 maj.