E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Napoli gabon, humbet me rezultatin 2-1

Skuadra e Napolit ka bërë një hap negativ në garën për Scudetto pasi është mposhtur me rezultat 2-1 para tifozëve të vet nga Udinese.

Goekhan Inler me një goditje fantastike nga më shumë se 27 metra mposhti portierin De Sanctis për epërsinë e parë të mysafirëve (56’).

Takimin e vendosi Gustavo Denis duke shënuar golin e dytë për Udinesen në minutën e 62-të.

Golin e nderit për napolitanët e realizoi Mascara në fund të takimit, pasi paraprakisht Edinson Cavani dështoi nga pika e bardhë.

Me këtë humbje Napoli në një mënyrë përshëndetet nga titulli i Serie A, pasi mbetet gjashtë pikë prapa liderit Milan.

Ndërkohë, pas kësaj fitoreje, Udinese mban gjallë shpresat për një vend që çon në Ligën e Kampionëve, pasi gjendet një pikë prapa Lazios që e ruan këtë pozitë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›