E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji rrezon kerkesen e PPKD

Kolegji Zgjedhor rrëzoi të martën kërkesën ankimore për pavlefshmëri në të gjitha qarqet e vendit, kërkuar nga Partia Popullore Kristian Demokrate.

Kolegji nuk i shqyrtoi kërkesat për pavlefshmëri në një sërë qarqesh, pasi ankimimi për to ishte bërë jashtë afatit ligjor. Ky vendim i Kolegjit i hap rrugën KQZ-së që brenda 3 ditëve të bëjë ndarjen e mandateve për këto qarqe dhe për mungesë kuorumi në vendimmarrje t’ia kalojë sërish Kolegjit për miratim. Përjashtim nga këto afate bën vetëm qarku i Lezhës, i cili është ankimuar nga Partia Demokratike, e cila kërkon rinumërim të votave. Kërkesa e demokratëve do të shqyrtohet të mërkurën nga Kolegji Zgjedhor, i cili një javë më parë e quajti rinumërimin e Lezhës nga KQZ si një proçedurë antiligjore. Për shkak të këtij vendimi, PD iu drejtua Kolegjit për rinumërim. Përveç vonesës së shpalljes së rezultatit përfundimtar, cilido të jetë vendimi i Kolegjit nuk ka pasoja në shpërndarjen e mandateve. Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve parashikohet të bëhet pas vendimit të Kolegjit për Lezhën, që në respekt të afateve ligjore do të merret brenda 10-ditëshit të parë të gushtit, plot një muaj e gjysmë nga përfundimi i zgjedhjeve. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›