E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji shqyrton sot ankesat e PS-së

Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, shqyrton ankimimet e Partisë Socialiste që kundërshtojnë vendimet e KQZ-së për rezultatet në disa KZAZ të Qarkut Tiranë dhe Qarkut Shkodër, duke kërkuar rinumërim dhe rivlerësim të votave. Shqyrtimi i këtyre ankesave shënon dhe përmbylljen e kësaj faze në Kolegj, që i hap më pas rrugën certifikimit nga KQZ të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit.
Një ditë më parë trupa gjyqësore e Kolegjit rrëzoi ankesën e PD-së dhe të PDI-së për Qarkun e Fierit, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së, të marrë më 13 Korrik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›