E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji shqyrton sot ankimimin e PD-së për Lezhën

Kolegji Zgjedhor pritet të marrë ditën e sotme në shqyrtim ankimimin  e Partisë Demokratike për rinumërimin e të gjitha kutive të qarkut Lezhë.

Në ankimim, PD-ja kërkon rinumërim të të gjitha kutive për shkak të parregullsive të hasura gjatë numërimit në këtë qark.

Partia Demokratike kërkon rinumërimin dhe rivlerësimin e fletëve të votimit të të gjitha qendrave të votimit në Lezhë. Praktikisht të njëjtat fletë që u panë në KQZ dhe u rinumëruan e rivlerësuan, ti rivlerësojë e rinumërojë Kolegji, e ti fusë në rezultat, theksohet në kërkesën e PD-së.

Pas rinumërimit të kutive nga KQZ, Partia Demokratike rriti diferencën nga 39 në 740 vota.

Veprimi i KQZ-së u cilësua i paligjshëm nga Kolegji i cili vendosi mos përfshirjen e votave në rezultatin përfundimtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›