Durrës, policia identifikon autorin e plagosjes së 4 personave
Policia e Durrësit ka identifikuar autorin e plagosjes së 4 personave, mbrëmjen e djeshme në hyrje të qytetit bregdetar.
Burime nga policia bëjnë me dije se është shpallur në kërkim 30-vjeçari Agim Shurdha i cili dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të një lokali dhe për pasojë janë plagosur 4 persona.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, në afërsi të stacionit të trenit të qytetit të Durrësit ndërsa të plagosur kanë mbetur shtetasit Ilia Plaku 65 vjeç, Bujar Luku 55 vjeç, Tasim Hallulli 50 vjeç dhe Hamdi Lama 55 vjeç.
Të plagosurit ndodhen në spitalin e Durrësit dhe sipas mjekëve ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihet ende se cili prej të plagosurve ka qënë objektiv i sulmit dhe motive e ngjarjes por policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.