E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji vendos rinumerimin e 15 kutive te votimit te Kukesit

Kolegji Zgjedhor vendosi të pranojë kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për rinumërimin e 15 kutive të votimit të KZAZ Nr.49 të Kukësit. 
Kështu pas akt ekspertizës që bënë ekspertët mbi pamjet filmike të 15 qendrave të votimit në këtë qark, Kolegjoi pranoi dyshimin për parregullsi. 
Për këtë arsye, u vendos rinumërimi i këtyre kutive, proces i cili do të zhvillohet në ambientet e Gkykatës së Apelit, aty ku dhe funksionon Kolegji Zgjedhor.
Kolegji Zgjedhor kërkoi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që gjatë ditës së nesërme të përcjellë kutitë mbi të cilat do të zhvillohet rinumërimi dhe më pas do të vendosë për procedurën e rinumërimit të 15 kutive të Kukësit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›