E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolegji zgjedhor shqyrton ankimimin e PS-së për Shkodrën

Kolegji Zgjedhor ka nisur shqyrtimin e kërkesës ankimore të Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës. PS në ankesën e saj kërkon që për Shkodrën, të merret i njëjti vendim si në rastin e Lezhës, pasi vendimmarrja e KQZ për rinumërim, sipas saj, nuk mbështetet në ligj.

Në fillim të seancës, përfaqësuesi i Partisë Demokratike Ivi Kaso ka kërkuar përjashtimin e relatores së çështje Gjinovefa Gaba me arsyetimin se ish-ministri i drejtësisë Enkelejd Alibeaj ka kërkuar masë disiplinore për gjyqtaren.

“Kërkesa e ish-ministrit Alibeaj bën që gjyqtarja të mos jetë e paanshme.  Kërkojmë përjashtimin e gjyqtares Gaba pasi ajo është shprehur njëherë për një çështje të ngjashme theksoi Kaso.

Ndërsa përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste Koli Bele e cilësoi si të pavlefshëm kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e relatores.

Gjyqtarja Gjinovefa Gaba është shkarkuar nga Këshilli I Lartë i Drejtësisë në 2008-ën me urdhër të ministrit të atëhershëm të drejtësisë Enkelejd Alibeaj.

Në 2008-ën ajo ka qënë gjyqtare në gjykatën e Vlorës por pas shkarkimit nga KLD-ja ajo është rikthyer sërish në detyrë me vendim të Gjykatës së Lartë.

vijon…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›