Shtyhet për në 13 shtator gjyqi ndaj Dritan Dajtit, irritohet i pandehuri
Seanca gjyqësore ndaj Dritan Dajtit vijon ritualin e zakonshëm të shtyrjeve.
Edhe sot gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë për në 13 shtator gjyqin ndaj Dajtit ndërsa kjo gjë e ka revoltuar të pandehurin i cili ka akuzuar gjykatën se po pengon zbardhjen e drejtësisë.
Gjykatës nuk i intereson e vërteta. Ajo ka frikë nga “Kutia e Pandorës”.Nëse gjykatësdo t’i ndodhë diçka, nuk e ka nga unë, por nga Arjan Muça, që po i mbron sot. Arjan Muça është i implikuar në vrasjen e policit Medi Vatoci në Tropojë dhe në një vrasje tjetër në Tiranë theksuar Dajti duke shtuar se mban përgjegjësi penale për gjithçka që deklaron.
Dritan Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009, ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan ta arrestonin të shumë kërkuarin.