Kolegu: Polici nuk vrau për xhelozi, zihej me djemtë për bashkëjetesën
TIRANE - Katër ditë pas vdekjes së ish-policit të spitalit të burgut, 64-vjeçarit Ali Verteniku, kanë reaguar edhe kolegët e tij të punës. Më shumë nga të gjithë krimin e dyfishtë e ka përjetuar kolegu i 64-vjeçarit nga Erseka, me të cilin kishte 16 vjet që punonte. “Vdekjen ma kishte marrë mendja, por që ai të vriste bashkëjetuesen dhe më pas veten e tij, këtë nuk ma kishte marrë mendja kurrë”, pohon Rakipi, kolegu i tij. Veç të tjerash, ai rrëfen për “Gazetën Shqiptare” se “nuk ka mundësi që vrasja të jetë bërë për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike apo xhelozisë”. 64-vjeçari, Ali Verteniku ka qëlluar tre herë mbi gruan me të cilën bashkëjetonte prej disa kohësh, kjo e fundit nënë e 8 fëmijëve nga martesa e saj e parë. Më pas, efektivi i policisë së spitalit të burgut, ka qëlluar edhe veten, duke shënuar një krim të dyfishtë.
Sa kohë kishit që punonit me Aliun?
Kishim 16 vite që punonim bashkë. Unë me atë diskutoja çdo hall që mund të kishim, qofshin këto edhe halle familjare.
Ju kishte folur për problemet që ka pasur së fundmi në familje?
Po më kishte thënë që kishte probleme me djemtë, sepse ata nuk donin që babai i tyre të bashkëjetonte me gruan që kishte njohur këtë vitin e fundit. Për këtë gjë, ai kohët e fundit kishte filluar të shqetësohej, sepse nuk dinte çfarë të bënte.
Po për ndonjë zënkë me gruan që ai bashkëjetonte, ju kishte thënë gjë?
Jo, më kishte thënë që shkonin mirë. Madje, disa nga shokët tanë i kishin thënë që ta linte, por ai na thoshte që “unë vdes për atë”.
Ka pasur probleme ekonomike Aliu?
Mesa di unë, ai nuk ka pasur asnjë problem ekonomik, ka qenë në gjendje të mirë. Unë mendoj që ka qenë një zënkë momenti mes të dyve, sepse ai nuk ka qenë as njeri i dhunshëm, as xheloz, ka qenë vetëm problemi që ai kishte me djemtë e tij që nuk pranonin gruan me të cilën bashkëjetonte. Atij i kishte vdekur gruaja e parë para një viti e gjysmë dhe kishte 6 muaj që bashkëjetonte me këtë.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)