Kolera ne Haiti mbi 900 te vdekur

Haiti 15 nentor NOA - Vazhdon te rritet numri i te vdekurve nga kolera ne Haiti.Sipas te dhenave nga Ministria e Shendetesise jane me shume se 900 te vdekur ndersa te semuret kane arritur kuoten e 15 mije te tille.
Ne ishullin e shkaterruar nga termeti ne janar dhe sidomos ne kryeqytet ku jane zhvendosur nje milion e gjysme njerez ne kampe te improvizuara ekziston shqetesimi se epidemia mund te preke dhe 200 mije persona te tjere. Situata me e veshtire eshte ne Port-au-Prince kryeqyteti haitian qe fillimisht kishte qene i kursyer nga epidemia qe shpertheu ne tetor.
Te gjitha spitalet e qytetit jane mbushur me paciente rastet jane rritur rreth shtate here me shume se ne ditet e kaluara - beri te ditur nje doktor.
r.b/NOA