Miliarderi rus inkurajon gazetarine investigative

Qellimi i kesaj nisme ne partneritet me ish-presidentin rus Mikhail Gorbachev ka si qellim inkurajimin e ketij zhanri gazetarie per te ekspozuar korrupsion.
Lebedev ish-agjent i KGB-se ne Londer tani nje biznesmen i fuqishem i perfshire edhe ne boten e medias thote se kjo iniciative do te ndihmoje ne berjen publike te rasteve korruptive ne nivel global.
Duke paraqitur kete projekt zoti Lebedev ka treguar se ky fond prej qindra mijera dollare ka si qellim te ndihmoje gazetarine investigative ne te gjithe boten duke dhene grante dhe cmime.
Gjate nje sesioni me pyetje pergjigje ne konferencen e prodhuesve te medias britanike ne Gllasgou Lebedev u tha delegateve se ai beson qe korrupsioni global eshte i shperndare ne te gjitha institucionet financiare duke u kthyer ne nje ceshtje nderkombetare
Per ta ilustruar kete Lebedev tha se cdo vit ne Rusi jepen 300 miliard dollare ne forme rryshfeti.
Te kesh mundesi raportimi se cfare ndodh ne korridoret e fuqishme te politikes ne fushen e betejes mbrapa dyerve te mbyllura jane principe te panegociueshme te gazetarise me qellimin final per ti vene te korruptuarit perpara pergjegjesive qe te kryejne akte pozitive per shoqerine dhe njerezit me keto fjale Lebedev e ka perfunduar fjalen e tij e cila eshte mirepritur nga drejtuesit e medias ne Britani.