Kolera po ben kerdine ne Port-au-Prince
Haiti 12 nentor NOA - Epidemia e koleres qe
ka vrare gati 600 vete ne Haiti ka mberritur ne Port-au-Prince dhe tani
rrezikohet nje perhapje e shpejte e saj ne qytet i cili ka rreth 3 milione
njerez.
Epidemia e cila filloi tre jave me pare deri me tani kishte goditur shume fshatra ne Haitin qendror por tani kercenon lagjet e varfra te kryeqytetit.
Kjo semundje ka arritur ne zonen metropolitan - tha Gabriel Thimote drejtori i pergjithshem i departamentit shendetesor ne Haiti.
Rastet e konfirmuara jane 73 ne Haiti por autoritetet kane frike se bilanci do te rritet.
Thimote shtoi gjithashtu se edhe pse uragani Tomas ishte me pak i dhunshem sesa pritej ne kalimin e tij ne Haiti megjithate shirat e dhunshem kane ngritur nivelet e ujit dhe kane shkaktuar daljen nga shtrati te shume lumenjve duke perkeqesuar situaten shendetesore.
r.b/NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/bota/94-bota/34208-kolera-po-ben-kerdine-ne-port-au-princetitleKolera po ben kerdine ne Port-au-Princetheme blue nickagjencianoa