E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti ne Bagdad konfirmon Talabanin si president

Bagdad 12 nentor NOA - Parlamenti ne Bagdad ka konfirmuar kurdin Xhalal Talabani ne postin e presidentit te Republikes.

Ne votim nuk ka marre pjese shumica e anetareve te listes Iraqiya te ish-kryeministrit Iyad Allaui.

Njoftimi u be nga kryetari i ri i Kuvendit Osama al Nujaify.

Menjehere pasi u rizgjodh president Talabani propozoi konfirmimin e kryeministrit Shiit Nurial-Maliki.

Talabani u zgjodh per nje periudhe kater vjecare sic kerkohet nga vete kushtetuta irakiane.

Gjashtedhjete anetare te bllokut Iraqiya ne momentin e votimeve dolen jashte nga salla ne shenje ankese ne lidhje me nje pretendim per shkeljen e marreveshjes mes lidereve te ndryshme politike.

r.b/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/bota/94-bota/34174-parlamenti-ne-bagdad-konfirmon-talabanin-si-presidenttitleParlamenti ne Bagdad konfirmon Talabanin si presidenttheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›