E Martë, 3 Nëntor 2026

Kolonja çel sezonin turistik, gjatë 2023 u vizitua nga mbi 50 mijë turistë të huaj

Bashkia e Kolonjë ka çelur këtë fundjavë, sezonin turistik. Në ndryshim nga vitet e kaluara, çelja e sezonit këtë vit ka ardhur ndryshe, me aktivitete të larmishme për të mbërritur tek koncerti i mbajtur në sheshin “Rilindja” të qytetit, ku performoi këngëtari Kosovar Ylli Limani.

Kryebashkiaku Erion Isai tha se “qyteti i Ersekës dhe fshatrat turistikë kanë rritur kapacitetet akomoduese për të pritur më shumë turistë e vizitorë”.

Për më tepër se 90 minuta, Limani ka performuar për publikun, repertorin e tij më të mirë.

Vitin e kaluar, zonën e Kolonjës e kanë vizituar më tepër se 50 mijë turistë të huaj dhe vizitorë vendas ndërkohë referuar rezervime që tashmë kanë nisur, pritet që ky numër të shënojë rritje.

Gazetare: Geralda Sali

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›