E Martë, 3 Nëntor 2026

Parku arkeologjik Antigonë- Adrianopol, DRTK nis punën për pastrimin e mjedisit dhe mirëmbajtjen e tabelave orientuese

Në parkun arkeologjik Antigonë-Adrianopol gjatë kësaj periudhe në të cilën numri i vizitorëve vjen duke u rritur, Drejtoria rajonale e Trashëgimisë Kulturore ka në planin  e saj të punës pastrimin e monumenteve dhe hapjen e rrugëve drejt tyre nga bimësia e dendur.

“Në këtë moment ne jemi duke vazhduar punën për të sistemuar mjedisin, rrugët,  bimësinë të cilët janë bazë që i japin vizitorit kreativitetin për të vazhduar vizitën. Jemi duke hapur rrugët drejt monumenteve duke korrur bimësinë dhe duke pastruar monumentet nga myshqet”, shprehet Drejtori i Parkut Antigonë-Adrianopol, Shkëlqim Guçe.

Mirëmbajtja e tabelave orientuese për turistët e huaj dhe ata vendas që të çojnë drejt parkut arkeologjik është gjithashtu në fokus të punës së Drejtorisë rajonale e Trashëgimisë Kulturore me qëllim që turistët të mund të orientohen drejt këtij siti arkeologjik. 

Parku arkeologjik Antigonë- Adrianopol gjatë kësaj kohe mirëpret një numër të konsiderueshëm vizitorësh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›