E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolonja turistike çdo vit tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë të huaj

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ Me pasuri të shumta natyrore dhe mikpritjen e banorëve të zonës, Kolonja po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë në çdo stinë.

Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale pamje nga bukuritë natyrore të Kolonjës në këto ditë vjeshte.

Në pamje shihen turistë që po shëtisin me biçikleta në rrugët piktoreske të Kolonjës, duke shijuar natyrën, ajrin e pastër dhe bukuritë e veçanta të zonës.

Ndikim në zhvillimin e agroturizmit në Kolonjë ka dhënë edhe investimet në infrastrukturë, ku nga Korça sot mund të shkosh drejt Ersekës, kryeqendra e Kolonjës, vetëm për 30 minuta.

Malet e Kolonjës, si ai i Gramozit mbi 2500 metra mbi nivelin e detit, mali i Shelegurit, Postenani apo Radomi janë destinacione të mrekullueshme për turistët e aventurës.

/m.q/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›