Kolumbi 30 minatore te bllokuar nen toke

Të paktën 30 minatorë janë raportuar të bllokuar pas një shpërthimi në një minierë në Kolumbinë veri-lindore.
Kryetari i Bashkisë së Sardinatës, qytetit më të afërt me minierat, Yamile Rangel, informoi se tetë minatorë të tjerë janë nxjerrë nga gërmadhat deri tani, por nuk qartësoi se cila ishte gjendja e tyre shëndetësore.
Sipas raportimeve fillestare, ishte shpërthimi i një xhepi gazi ai që shkaktoi incidentin. Një vit më parë, në një minierë të të njëjtit rajon, nëntë minatorë mbetën të vrarë në një incident të ngjashëm.