E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE bllokon bashkimin e Olympic-Aegean

Komisioni Europian bllokoi bashkimin midis dy kompanive ajrore greke Olympic Air dhe Aegean Airlines, mbi bazën se do të formohej një monopol, u bë e ditur gjatë ditës.

Sipas arsyetimit, bashkimi do të sillte një rritje çmimesh për katër prej gjashtë milion grekëve dhe të huajve që fluturojnë çdo vit në Athinë.

Bashkimi i dy kompanive ishte lajmëuar në shkurt të 2010-s. Një veprim i ngjashëm ndodhi edhe kur u pengua bashkimi i Ryanair dhe Aer Lingus në vitin 2007.

Olympic dhe Aegean kontrollojnë së bashku më shumë se 90% të tregut grek, prandaj nuk ka asnjë kompani tjetër që të mundte të konkurronte realisht dyshen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›