Kolumbiania më e bukura e botës, Diana Moreno kurorëzohet “The Miss Globe 2024”. Spektakli, në Vizion Plus dhe Tring

Kolumbiania Diana Moreno u kurorëzua “The Miss Globe 2024”. Një spektakël magjik, i cili u zhvillua drejtpërsëdrejti mbrëmjen e së martës në Tiranë, dhe u transmetua në televizionin kombëtar Vizion Plus dhe platformën Tring.
Më të bukurës së globit ju dorëzua kurora që do të mbajë përgjatë gjithë vitit nga ish-missi malajzez Manvin Khera.
Në Top 5 më të bukurat që konkurruan në “The Miss Globe” u renditën Miss Gjermania, Vietnami, Thailanda, Colombia dhe Philippines.
Mes vajzave pjesëmarrëse shoqëruesja e parë e Miss Globe 2024 u shpall e bukura e Tailandës, e ndjekur nga shoqëruesja e dytë, çmim ky që shkoi për miss-in nga Filipinet.
Ndërsa bukuroshja shqiptare, që na përfaqësoi në këtë kompeticion, Klea Llagonia u shpall Miss Turizmi 2024.
Spektakli më prestigjioz i bukurisë, veç sfiladave të mbajtura nga vajzat pjesëmarrëse dhuroi plot emocione dhe spektakël.
Gjatë mbrëmjes publiku u njoh edhe me rrugëtimin e vajzave nga veriu në jug të Shqipërisë.
Por finalja nuk mbaroi me kaq, pasi u dhuruan çmime të tjera si Miss Media Sociale për Korenë e Jugut, Miss Eleganca për vajzën nga Moldavia, apo më e mira me kostumin kombëtar që shkoi për Sri Lankën,
Mbrëmja e kurorëzimit të Miss Globe 2024, e moderuar nga Eva Murati dhe Alban Xhihani, u transmetua drejtpërdrejt për një audiencë globale, përmes platformës Tring dhe Vizion Plus./vizionplus.tv