Kom. Ligjeve, Becaj: Vëndet vakant shtojnë numrin e cështjeve për gjykim
TIRANË- Në Komisionin e Ligjeve është diskutuar sot mbi ligjin për Konferencën Gjyqësore. Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj ka informuar anëtarët e komisionit të ligjeve për problemet që has kjo gjykatë.
Beçaj tha se “Numri i çështjeve për t’u gjykuar, është i pamundur për t’u përballuar”.
Problem për mbingarkesën e cështjeve sipas saj janë bërë vendet që lihen vakant.
“Kur një anëtari i mbaron mandati duhet zëvendësuar menjëherë. Kjo situatë me vendet vakante, ka vështirësuar shumë punën. Nëse s’do kishte vende vakante, do ishin gjykuar 3 mijë çështje më tepër”, tha ajo.
Becaj shtoi se nga numri i lartë i cështjeve për t’u gjykuar, “Gjykata e Lartë është kthyer në Gjykatë të Shkallës së tretë teknike".
(m.a/BalkanWeb)