E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhinieri çudibërës i Mbretëreshës Elisabeta II

Neil Ajron

Një kuzhinier i klasit të lartë, i cili ka shërbyer edhe për Mbretëreshën Elisabeta II dhe princin Filip, vendosi që në një festë ditëlindjeje të spërkasë ëmbëlsirat me ekstazi, për ta “gjallëruar” atë. Neil Ajron, 32 vjeç, e praktikoi “krijimin” e tij të çuditshëm gjatë festimeve të një ditëlindjeje në një pub në veri të Londrës, ku rezultati ishte një “ndezje e vërtetë” festive. Por ëmbëlsirat ishin shijuar të nesërmen edhe nga dy fëmijë, të cilët ishin shtruar në spital dhe pas kësaj ishte zbuluar krijimtaria çudibërëse e Neil. Një nga të ftuarit, Çarli Uebster, tha në gjykatë se ai kishte pasur një eksperiencë “jashtë trupit”, pasi kishte ngrënë dy ëmbëlsira speciale me çokollatë. Një juri prej pesë meshkujsh dhe shtatë femrash e gjetën fajtor për një akuzë, se ka vendosur element të dëmshëm me qëllim. Por ai u lirua nga dy akuza në lidhje me dy fëmijët e shtruar në spital. Disa nga anëtarët e jurisë thanë se vendimi kishte qenë shumë i vështirë, pasi për njerëzit që kishin qenë në festë nuk kishte ndodhur asgjë e dëmshme, por ata e dënuan më tepër që nuk kishte njoftuar për “sekretin” e ëmbëlsirave, për të evituar përdorimin e tyre nga më të vegjlit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›