E Diel, 1 Nëntor 2026

Kom. i Ekonomisë miraton heqjene tatimit për pagat nën 30 mijë lekë

TIRANË - Qeveria ka vendosur të heqë tatimin mbi pagën 30 mijë lekëshe dhe tashmë, është duke e bërë realitet këtë vendim të saj.

Këtë fakt e bëri të ditur dje në Bërzhitë, kryeministri Berisha, ndërsa sot, Komisioni i Ekonomisë, e miratoi. Deputetët socialistë e kundërshtuan si një nismë elektorale. Arben Malaj e konsideroi zellin e deputetëve demokratë si "spontanitet shqetësues për një nismë që ka efekt elektoral".

Nga ky ndryshim do të përfitojnë rreth 200 mijë persona, efekti në buxhet pritet të jetë 2.5 miliardë lekë.

Këtë projektligj në Komision e mbron, përfaqësuesi i ministrisë së Financave, Alfred Rushaj. 

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›