E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama publikon foton e ditës: Berisha në fushatë, me nxënës

TIRANË – Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka ironizuar pa fjalë Kryeministrin Berisha sot në profilin e tij në Fb, duke publikuar një foto të këtij të fundit me fëmijët e një shkolle.

Rama nuk ka vënë shënim tjetër veç fjalët “Foto e ditës” dhe ka lënë qytetarët të komentojnë pambarimisht poshtë saj.

Nënteksti i përdorimit edhe të fëmijëve në fushatën elektorale të PD-së, përveç punonjësve buxhetorë, shfaqet dukshëm.

(Fotografia e publikuar sot nga kryesocialisti Rama në FB me shënimin "Foto e ditës")

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›