E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koman, konflikt i armatosur mes dy shofereve

Shoferi i nje furgoni me pasagjere qe po udhetonte ne Koman ka hapur papritur zjarr ndaj nje veture qe po i kalonte prane.

Sipas informacioneve te fundit, shoferi i furgonit qelloi me kallashnikov drejt makines tjeter, por per fat te mire pa lenduar njeri.

Burime policore bejne te ditur se shkak i sulmit eshte bere konkurrenca mes shoferit te furgonit dhe atij te vetures, qe merreshin me transportin e pasagjereve.

Burimet shtojne se autori i sulmit eshte shoqeruar nga uniformat blu ne komisariatin e policise.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›