E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, gjendet trupi i pajetë i një 52 vjecari

Kalimtarë të rastit kanë zbuluar mëngjesin e sotëm një trup të pajetë në afërsi të fshatit Biranj në Korcë. Mendohet se viktima ka qënë duke ecur në këmbë kur është përplasur nga një automjet. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. 

KORÇE- Një person u gjet i vdekur sot në mëngjes në aksin nacional Korçë- Pogradec. Sipas të dhënave paraprake mendohet se viktima është përfshirë në një aksident të mundshëm rrugor, i cili i ka shkaktuar vdekjen.
Policia e Korcës ka bërë të mundur identifikimin e trupit, i cili i përket 52 vjeçarit Selim Osmani, nga fshati Libonik. Trupi i pajetë u gjet nga kalimtarë të rastit në afërsi të fshatit Biranj.
Mendohet se viktima ka qënë duke ecur në këmbë kur është përplasur nga një automjet.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. (e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›