E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Komandanti i KFOR takim me shefen vëzhguese të Misionit të BE-së

PRISHTINË, 18 janar /ATSH/ Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur sot në takim shefen vëzhguese të Misionit të BE-së (EOM) Nathalie Loiseau, me të cilën ka diskutuar mbi sigurinë, situatën e stabilitetit rajonal dhe përpjekjet e EOM-it në mbështetjen e zgjedhjeve transparente dhe demokratike në Kosovë.

Gjeneralmajor Barduani nënvizoi angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ofruar mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë pavarësisht nga etnia, gjinia, feja apo përkatësia politike.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in. /KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›