E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komandoja që vrau Bin Laden, në rrezik jete

Autori i librit të aksionit të vrasjes së Osama Bin Ladenit në Pakistanit ka marrë kërcënime për jetën, pasi mediat botuan emrin e tij të vërtetë, me gjithë kundërshtimet e shtëpisë botuese. Autori i librit No Easy Day është kërcënuar me vdekje në disa faqe interneti të lidhura me Al Kaedën. Ato kanë kërkuar nga besnikët e tyre në SHBA eliminimin e personit që përdor pseudonimin Mark Ouen (Met Bajsonet). Allah, bëje një shembull duke e detyruar të jetojë ditë të errëta, thuhet në një nga mesazhet e postuara. Një prej agjencive ka botuar edhe një foto të tij gjatë luftimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›