Sfidë në qiell pro e kundër Silvio Berluskonit
Beteja e fundit në Itali mes mbështetësve të Silvio Berluskonit dhe kundërshtarët e tij është zhvilluar në qiell në rivierën romane. Të dielën, një avion reklamues, i marrë me qira nga senatori Mario Mantovani, ka transportuar në qiell një banderolë ku shkruhej: Silvio kthehu! Përgjigja e kundërshtarëve të Berluskonit ishte e shpejtë. Një tjetër avion është ngritur në ajër duke tërhequr një banderolë ku shkruhej: Silvio, faleminderit, mos u kthe! Sipas Corriere della Sera, replika u organizua nga një konsulent informatik nga Rimini, 30-vjeçari Xhanluka Zamanji, bashkë me një grup miqsh që ishin organizuar nëpërmjet Facebook-ut.