Kombësia, Aleanca Kuq e Zi dorëzon në Kuvend peticionin
TIRANE- Aleanca Kuq e Zi, pritet të dorëzojë ditën e mërkurë në Kuvend peticionin për shfuqizimin e ligjit që lejon regjistrimin mbi baza etnike e fetare. Përfaqësuesi i kësaj lëvizje, në një komunikatë për mediat deklaroi se ky vendim është marrë pas vendimit të ministrit Pollo, për të nisur regjistrimin në tetor. Duke e cilësuar zhgënjyes këtë regjistrim, Aleanca Kuq e Zi, citon se peticioni është e vetmja mënyrë për të frenuar këtë proces të imponuar nga jashtë.
“Vendimi zyrtar i komunikuar nga ministri Genc Pollo është thellësisht zhgënjyes, në mungesë të parimeve dhe standarteve demokratike si dhe prepotencë e hapur ndaj opinionit publik, i cili në mënyrë masive është përfshirë në lëvizjen kundër regjistrimit. Në këto kushte, të detyruar nga kjo trysni dhe presion burokratik, Aleanca Kuq e Zi është detyruar të paraqesë pasnesër në ora 10:00, në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë, peticionin e dhjetëra mijëra qytetarëve shqiptarë, si mënyra e vetme demokratike për të frenuar një proces, i cili është i imponuar nga jashtë dhe ka rrezik të destabilizojë politikën e Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e AK.
Përfaqësuesi i kësja lëvizje u kërkoi deputetëve të Kuvendit të dëgjojnë vullnetin e qytetarëve shqiptar, të shprehur me firmosjen e këtij peticioni.
“Ne shpresojmë që deputetët e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë do ta dëgjojnë zërin e qytetarëve. Këto peticione janë një vullnet i qartë dhe i shprehur i qytetarëve shqiptarë që kërkojnë të shfuqizojnë këtë ligj”.
AK duket se tashmë ka mbledhur firmat e mbi 20 mijë qytetarëve në shumicën e qyteteve të Shqipërisë.
(m.a/BalkanWeb)