E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drama e një çifti në Teatrin e Metropolit

TIRANË- Teatri i Metropolit do të sjellë për publikun këtë fundjavë dramën “Dashnori” të nobelistit Harold Pinter, një shfaqje moderne që pasqyron jetën e një çifti me probleme.

Në sallën “Çehov” të Metropolit, protagonistët Devis Muka dhe Ermela Ruri do të interpetojnë një çift në krizë, me një lidhje që ka pësuar krisje për shkak të lidhjeve të tyre jashtëmartesore. Kjo krisje të çon drejt divorcit, ose në një zgjidhje më alternative, që është nje dashnor.

Dashnori mund ta rregullojë këtë lidhje ose mund ta shkatërrojë edhe më keq. Kjo është intriga që Harold Pinter kërkon të përcjellë me anë të kësaj pjese sa moderne dhe aktuale për realitetin që ne jetojmë, e cila do të vijë me regji të Madi Selimit dhe Bora Kullës.

Autori e përcjell mesazhin e kësaj pjese me thjeshtësi dhe finesë angleze, ndërkohë që “Dashnori” është shkruar në vitin 1962.
Drama me skenografi të Beqo Nanaj do të shfaqet në datat 23, 24, 25, 26, ora 20:00, në Teatrin e Metropolit.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›