E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombësia, Gjykata e Përmetit kërkesë në Kushteteuese

Pas Gjykatës së Sarandës është ajo e Përmetit e cila çon për intepretim në Gjykatën Kushtetuese ligjin për "Gjendjen civile" ku përdoret termi kombësi.
 

Gjykata e Përmetit i kërkon Gjykatës Kushtetuese shpalljen si të papajtueshëm me nenet 19 dhe 20 të Kushtetutës së Republikes së Shqipërisë të termit “kombësia” të përcaktuara në ligjin e datës 11.5.2009 për Gjendjen civile .
 

Sipas gjykatës ligji është antikushtetues dhe se ky ligj i ka hapur rrugën gjatë viteve të fundit ndryshimit masiv të kombësisë nga shqiptare në greke.
 

Ndërkohë sipas gjykatës së Përmetit ka një fluks kërkesash për ndryshimin e kombësisë ku mbi 550 shqiptarë ka ndryshuar kombësinë. Sipas gjykatës duke parë një fluks të tillë u mor vendimi për pezullimin e kërkesave për ndryshimin e kombësisë.
 

Ndërkohë nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë e ka cilësuar si një cënim të sovranitetit ndryshimin masiv të kombësisë nga ana e popullsisë shqiptare në atë greke, si pasojë e joshjes nga ana e shtetit fqinj.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›