Fukushima, radioaktiviteti pengon derdhjen e ujit me helikopter

Një helikopter i ushtrisë japoneze u dërgua sot për të derdhur ujë mbi një reaktor të centralit bërthamor të Fukushimës, në përpjekje për ta ftohur atë.
Televizioni publik NHK njofton se një helikopter i tipit CH-47 Chinook, është ngritur në drejtim të centralit dje në mesditë. Por, sipas njoftimeve të fundit të televizionit publik, helikopteri është penguar të derdhë ujin nga radioaktiviteti i lartë mbi centralin bërthamor të Fukushimas.
Ndërkaq, zëdhënësja e qeverisë japoneze, Jukio Edano, deklaron se rrezatimet radioaktive në një rreze prej 20 - 30 kilometra nga centrali i Fukushima 1, nuk përbëjnë rrezik imediat për shëndetin`.
``Rrezatimet përreth centralit bërthamor të Fukushimës janë në një nivel të qëndrueshëm", u shpreh Edano, e cituar nga agjencia japoneze e lajmeve ``Kyodo``.
Më tepër se 200 mijë persona janë evakuar në një rreze prej 20 kilometrash përreth centralit. Megjithatë, si masë paraprake, në një distancë prej 20 - 30 kilometrash, qeveria i ka kërkuar popullsisë të mos dalë nga banesat e tyre dhe të qëndrojnë të izoluar