E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombësia, Gjykata e Përmetit, në Kushtetuese

PERMET- Kërkesat për ndryshimin e kombësisë dhe debati i madh ndezur për këtë fenomen në shtim së fundi kanë përplasur një tjetër gjykatë në dyert e Kushtetueses. Pas Gjykatës së Sarandës, e para që iu drejtua zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese, sot Gjykata e Përmetit ka dërguar për intepretim ligjin për “Gjendjen civile” ne pjesën e kombesise.

Sipas kërkeses se bere, Gjykata e Përmetit e cileson kete pike te ligjit, antikueshtetuese dhe i kerkon Gjykatës Kushtetuese shpalljen si të papajtueshëm me nenet 19 dhe 20 të Kushtetutës së Republikes së Shqipërisë të termit kombësia të përcaktuara në ligjin e datës 11.5.2009 për Gjendjen civile .

Se fundi ne kete gjykate ka pasur kerkesa ne shtim per ndryshimin e kombesise dhe shifrat paraprake deshmojne per se paku 500 shqiptare qe jane bere greke. Pas kesaj, kjo gjykate ka pezulluar proceset per ndryshimin e kombesise, deri ne nje interpretim te ligjit per Gjendjen Civile nga ana e Kushtetueses.

Nismetari i nje fushate kunder ndryshimit te kombesise eshte numri dy i KLD-se, Kreshnik Spahiu i cili ka bere takime te shumta ne gjykatat e vendit, duke u deklaruar prere kunder ndryshimit te kombesise dhe regjistrimit etnik e fetar, duke e cilesuar ate nje rrezik per asimilimin e kombit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›