Kombet më tolerante ndaj skandaleve seksuale
Skandalet seksuale të tipit të Dominique Strauss-Kahn apo Tiger Woods tronditën jetën e këtyre të fundit dhe u vunë në qendër të mediave.
Por, jo në të gjitha vendet, skandalet seksuale shihen si një gjë e keqe.
Reuters ka bërë një sondazh për tolerimet e skandaleve seksuale. Sipas këtij sondazhi, Meksika mban vendin e parë për tolerimin e skandaleve seksuale. 57% e banorëve të këtij vendi do të ishin të gatshëm ta toleronin një skandal seksual.
Në vend të dytë renditet Belgjika me 55% të banorëve që do të toleronin, pastaj SHBA me 48%. Në fund të kësaj renditje ndodhet Franca me 33% të banorëve që do të toleronin një skandal seksual dhe Japonia me 28%.