E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja De Biazi shpreson te kete tre lojtare te rinj ndaj Norvegjise

Duket se ekipi kombëtar shqiptar do të ketë edhe 3 përforcime të reja. Këta janë mesfushorët Amir Abrashi e Vullnet Basha si dhe sulmuesi Agon Mehmeti.
Abrashi është 23 vjeç dhe luan në kampionatin zviceran, ndërsa Vullnet Basha është 22 vjeç dhe luan po në Zvicër me Sionin. Ai është vëllai i lojtarit të kombëtares, Migjen Basha.
Agon Mehmeti është 23 vjeç dhe luan tek Novara në Itali, i huazuar nga Palermo.
Nuk dihet nëse do të jetë e mundur që këta lojtarë të jenë gati për Novegjinë më 7 qershor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›