Atletiko e Madridit e Reali i Madridit synojne Kupen e Spanjes

Pa titull dhe pa Champions, por të paktën me Kupë. Këtë synon Reali i Madridit në finalen sotme ndaj Atletikos, duel që do të jetë në orën 21:30 në “Santiago Bernabeu”.
Zhoze Murinjo duket se e ka braktisur klubin “merenges” duke mos dalë as në konferencat për shtyp, por trofeun e dytë sezonal e synon, pas Superkupës që fitoi në gusht.
Murinjo synon kupën e pestë në karrierë, me 4 të parat të fituara nga 1-0.
Reali është favorit, aq më tepër që ka fituar 19 nga 25 derbit me Atletikon të luajtur nga viti 1999 dhe duke mos pasur asnjë humbje.
Kristiano Ronaldo është ylli i padiskutueshëm i skuadrës, por Mesut Ozil është njeriu i derbeve. Mesfushori sulmues gjerman ka shënuar 4 gola ndaj Atletikos, ndërsa këtë sezon është në formë të madhe duke dhënë 16 asiste, si asnjë tjetër tek Reali.
Atletiko e di se është inferiore, i ka humbur të dy përballjet këtë edicion, por Radamel Falkao kërkon t’i japë një trofe skuadrës së tij përpara sesa të largohet sipas të gjitha gjasave në një klub të madh.
Ai ka shënuar 8 gola në finalet e luajtura, ndërsa Ronaldo ka shënuar 7.