E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombëtarja U-21/ Erald Maksuti humbet dy ndeshjet e nëntorit për shkak dëmtimi, ftohet Besar Gudjufi

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se lista e Kombëtares U-21 ka një ndryshim.

Sulmuesi i Flamurtarit, Erald Maksuti, nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi për shkak të dëmtimit të pësuar në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Bylisit.

Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë sulmuesin e Partizanit, Besar Gudjufin, i cili do të bashkohet me ekipin në Moldavi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›