E Diel, 1 Nëntor 2026

Operohet sulmuesi i Flamurtarit

Flamurtari njofton se sulmuesi Alessandro Bolzan ka kryer me sukses një ndërhyrje kirurgjikale dhe ka nisur fazën e rikuperimit.

20-vjeçari u bashkua me vlonjatët këtë verë nga skuadra italiane e Cagliarit dhe ka shënuar 1 gol (përballë Teutës) në 6 ndeshje që ka luajtur këtë sezon. Bolzan ka munguar në 3 sfidat e fundit të Flamurtarit në kampionat për shkak dëmtimi.

“Flamurtari Football Club njofton se lojtari Alessandro Bolzan ka dalë me sukses nga operimi dhe ndodhet aktualisht në fazën e rikuperimit.

Operacioni ka kaluar mirë dhe procesi i rikuperimit po ecën sipas parashikimeve të stafit mjekësor.

I urojmë Alessandro Bolzanit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në fushë”, shkruhet në njoftimin e klubit vlonjat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›