E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kombëtarja U-21 nis përgatitjet për miqësoret ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës

TIRANË, 1 shtator /ATSH/ Kombëtarja U-21 ka nisur zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të muajit shtator, ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës.

Ekipi zhvilloi pasditen e sotme seancën e parë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të gjithë lojtarët kanë mbërritur në grumbullim dhe grupi ishte i plotë në stërvitjen e parë.

Trajneri Alban Bushi, gjatë kësaj seance stërvitore, vëzhgoi nga afër gjendjen fizike të lojtarëve dhe provoi disa skema të ndryshme taktike.

Kombëtarja U-21 do të mbyllë të enjten përgatitjet për ndeshjen e parë miqësore ndaj Gjermanisë U-21, e cila do të luhet të premten, në “Elbasan Arena”, në orën 18:00.

Hyrja në stadium për këtë ndeshje është falas dhe FSHF fton të gjithë tifozët të mbështesin kuqezinjtë nga shkallët e stadiumit.

1 nga 10

/gj.m/r.e/j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›