MOSKË – Kremlini: Ende asnjë marrëveshje Putin-Trump për një takim me Zelenskyn

MOSKË, 1 shtator /ATSH-ANSA/ – Këshilltari i politikës së jashtme i Kremlinit, Yuri Ushakov deklaroi se presidentët rusë dhe amerikanë, Vladimir Putin dhe Donald Trump, ende nuk kanë arritur një marrëveshje për një takim trepalësh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky ose për një takim dypalësh midis Putinit dhe Zelenskyt.
Deklaratën e sipërcituar Ushakov e dha në televizionin shtetëror rus.
“Deri më tani, ajo që po raportohet në shtyp nuk është pikërisht ajo për të cilën kemi rënë dakord”, tha Ushakov.
”Tani po flitet për një takim trepalësh, një takim midis Putinit dhe Zelenskyt. Por, konkretisht, për aq sa di unë, nuk ka pasur asnjë marrëveshje midis Putinit dhe Trumpit për këtë”, tha Ushakov./ /Ad.Ab./